Kondicionerët e Samsung me teknologjinë WindFree™ ftohin ajrin pa rryma të ftohta¹. Ne ju mbajmë të freskët në verë dhe ngrohtë në dimër, duke ju dhënë ambientin e brendshëm perfekt për të qenë vetvetja.
Kondicioneri funksionon duke nxjerrë nxehtësinë nga ambientet e brendshme dhe duke e lëshuar atë jashtë. Kjo bëhet nëpërmjet një freoni brenda sistemit të kondicionerit dhe funksionon në 3 hapa: Hapi 1: freoni brenda sistemit avullon (kthehet në gaz) dhe duke e bërë këtë thith nxehtësinë nga ajri i brendshëm. Hapi 2: nëpërmjet një kompresori, freoni i avulluar shtyhet përmes kondicionerit për t'u bërë përsëri lëng. Ndërsa freoni kthehet përsëri në lëng, ajri i ngrohtë nxirret nga njësia e jashtme Hapi 3: ndërsa freoni i avulluar rrjedh nëpër sistemin e kondicionerit, ajri i ftohur qarkullohet përsëri në dhomë, duke siguruar një efekt ftohës për të krijuar një temperaturë të rehatshme brenda.
¹ ASHRAE (Shoqata Amerikane e Inxhinierëve të Ngrohjes dhe Kondicionerëve) e përcakton "Ajrin pezull" si rryma ajri që lëvizin me shpejtësi nën 0,15 m/s me mungesë rrymash të ftohta.